
Khalil Gibran
Mjerë kombi
nga Khalil Gibran
Mjerë kombi që edhe pse me plotë besimtarë, rron pa besim.
Mjerë kombi që vesh një stof që vetë se thuri
dhe ha bukën që vetë se zuri.
Mjerë kombi që për hero ka dhunuesin,
dhe për mirëbërës, pushtuesin.
Mjerë kombi që përçmon pasionin në ëndërr,
vetëm për t'ju nënshtruar kur zgjohet.
Mjerë kombi që zërin e ngre
veç kur i qaset arkivolit,
që mbi rrënojat e veta zë e mburret,
që nuk ngrihet veçse kur qafa i është
vënë mes shpatës dhe trungut.
Mjerë kombi që shtetarin e ka dhelpër,
dhe filozofin hokatar,
ku arti i tij është arti i arnimit dhe imitimit.
Mjerë kombi që sundimtarin e ri e pret me trumbeta,
dhe e përcjell me fishkëllima,
vetëm për të pritur tjetrin po me të njëjtat trumbeta.
Mjerë kombi të urtët e të cilit vitet i bëjnë grykëzënë,
dhe të fuqishmit ende në djep janë.
Mjerë kombi i thërrmuar në copa,
ku çdo copë e sheh veten si komb më vete.
Shqip nga anglishtja : Evi Xhaja
Shkëputur nga : The Garden of the Prophet
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!