
Antonio Machado
Udhëtar, udhë nuk ka
nga Antonio Machado
Udhëtar, udhë nuk ka
Udhëtar, udhë tjetër ska
veç hapave të tu;
Udhëtar, udhë nuk ka,
udha shtrohet duke ecur.
Duke ecur udha shtrohet,
dhe vështrimin pas kur ta kthesh
shtigje nga ato do të shohësh
ku këmbën kurrë më s'do ta vesh.
Udhëtar, udhë nuk ka —
përveç gjurmëve lënë në det.
Përktheu nga orgjinali: e.g
Një interpretim i kësaj poezie në gjuhën orgjinale mund të dëgjohet këtu.
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!