Adam Zagajewski: Mësuesit e mi
nga Adam Zagajewski
Adam Zagajewski (1945-2021) ishte një poet i mirënjohur polak, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare për poezi.
Mësuesit e mi
Mësuesit e mi nuk janë të pagabueshëm.
Ata s'janë Gëteja,
që kishte net të pagjuma
vetëm kur vullkanët e largët rënkonin, as
Horaci,
që shkruante në gjuhën e perëndive
dhe shërbestarëve të altarit. Mësuesit e mi
më kërkojnë këshilla. Me pallto
të buta hedhur nxitimthi
mbi ëndrrat e tyre, ndaj të gdhiri, kur
era e briskët merr në pyetje zogjtë,
mësuesit e mi flasin me psherëtima.
Unë ua dëgjoj belbëzimin.
Shqip nga anglishtja: e.xhaja
Burimi: Zagajewski, Adam. Tremor. Përkthimi. Renata Gorczynski. New York: Farrar, Straus & Giroux, 1985.
Ndaje me miqtë 👇
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!