
William Butler Yeats
Ankimi i pensionistit
nga W.B.Yeats
William Butler Yeats(1865-1939) ishte një poet, dramaturg dhe shkrimtar irlandez. Gjerësisht konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të njëzet.
Edhe pse prej shiut ruhem
Poshtë pemës thyer krusur rri,
Ulsen kisha kaq afër zjarrit
Në çdo shoqëri
Ata kuvendonin për dashuri a politik,
Atëherë kur Koha s'më kish tretur hi.
Djelmoshat ja nisën t'i mprehin heshtat
Gati për një komplot të ri,
Si të çartur e të marrë shpërthejnë ata
Kundër tiranisë-njeri;
Kurse soditjet e mia janë veç për Kohën
Që më treti e më bëri hi.
Asnjë grua fytyrën se kthen
Nga një pemë e thyer që krusur rri,
E prap gjithë bukuritë që desha
Në kujtesë i kam tani;
Unë pështyj në fytyrën e Kohës
Që më treti e më bëri hi.
Shqip nga orgjinali: Evi Xhaja
Shkëputur nga libri "The works of W.B.Yeats". Titulli në orgjinal është "The Lamentation Of The Old Pensioner".
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!