F j a l g j ë

Ç'trishtim erë jasemini! - Juan Ramón Jiménez

Ç'trishtim erë jasemini! - Juan Ramón Jiménez

nga Juan Ramón Jiménez

Juan Ramón Jiménez (1881-1958) ishte një poet spanjoll fitues i çmimit Nobel për letërsi. Një prej kontributeve më të rëndësishme të tij në poezinë moderne ishte mbështetja dhënë atij koncepti që mund të quhet "poezi e kulluar".

 

Ç'trishtim erë jasemini! - Juan Ramón Jiménez

 

Ç'trishtim erë jasemini! Vera
rikthehet të ndez rrugët dhe të errësojë shtëpitë,
dhe, netëve, rryma të zbritura prej yjeve
rëndojnë mbi sytë e ngarkuar me nostalgji.

 

Në ballkone, në orët e vona, qëndrojnë ende
gra të bardha e të heshtura, që duken si hije;
lumi dërgon, herë pas here, një puhizë të lodhur,
muzgu, një melodi të pamundur dhe romatike.

 

Gjysmëhija shkëlqen nga psherëtimat; bota
vjen, në një harresë magjike, në buzë të shpirtit;
kapen pilivesa me duar të mbyllura,
dhe, mes yjësive, hëna e lartë mbetet e palëvizur.

 

Ç'trishtim erë jasemini! Pianot
janë të hapura; nga të gjitha anët ka shikime
të përflakura... Në fund të çdo hije blu,
shkrep një vegim i zjarrtë dhe i mpakur.

 

Shqip: e.xhaja
 

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!