©El-Metmari, charcoal on paper, 2024
Dhe nëse vdes nga Refaat Alareer
nga Refaat Alareer
Refaat Alareer (1979 - 2023) ishte një shkrimtar, poet, dhe aktivist palestinez. Vrarë më 6 dhjetor 2023 nga një sulm ajëror izraelit. Poezia që po sjellim më poshtë, u publikua pesë javë para vdekjes së tij, në rrjetet sociale, nga vetë poeti.
Dhe nëse vdes,
ti të jetosh,
historinë time të tregosh,
sendet e mia t’i shesësh,
me to një copë pëlhurë
dhe disa fije të blesh,
(të jetë e bardhë me bisht të gjatë)
që një vocërrak, diku në Gaza
ndërsa qiellin sheh me sy
teksa pret të atin larguar mes flakëve aty-
pa një lamtumirë
as mishit
as vetes së vet-
ta shoh fluturushën, fluturushën time bërë nga ty,
fluturuar lart mbi të
dhe të pandeh për një çast se një ëngjëll është aty
e po sjell sërisht dashuri.
Dhe nëse vdes,
le të sjellë shpresë,
një rrëfim le të jetë.
shqip: e.xhaja
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!