F j a l g j ë

E.A.Poe

E.A.Poe

Ëndërr ndër ëndërr

nga Edgar Allan Poe

Edgar Allan Poe (1809-1849) ishte një shkrimtar, poet, editor dhe kritikë letrar amerikanë. Poezia “A dream within a dream” është botuar për herë të parë në vitin 1849.

 

Merre këtë puthje mbi ballë!

Nga ti tek ndahem tani,

Kaq lërmë të pranoj —

Se gabim s'je që pandeh

se të miat ditë s'qenë veç ëndërr;

E nëse shpresa fluturimthi shkon

Në një natë a në një ditë,

Në një vegim a në hiçgjë,

A nuk është veç pak humbur?

Gjithë që shohim a duket

S'është veç një ëndërr ndër një ëndërr.

 

Mes ulërimës kam qëndruar

Në një breg dallgë-tromaksur,

Dhe ndër duar mbaj

kokrriza rëre të florinjta —

Kaq pak janë! e si rrëshkasin

Mes gishtrinjëve të mi në thellësi,

Ndërsa vajtoj – ndërsa vajtoj!

Perëndia ime! A s'bën t'i mbaj

Sikur dorë-shtrënguar?

Perëndia ime! a s’mund t’i shpëtoj

Sikur veç një nga shkulmi i pamëshirë?

Dhe a është gjithë që shohim a duket

Në mos veç një ëndërr ndër një ëndërr?

 

Shqip nga orgjinali: Evi Xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!