Erë, ujë, gur poezi nga Octavio Paz
nga Octavio Paz
Erë, ujë, gur - Octavio Paz
Uji e gërryen gurin,
era e shpërndan ujin,
guri e ndal erën.
Ujë, erë, gur.
Era e skalit gurin,
guri është kupë uji.
uji ia mbath e bëhet erë.
Gur, erë, ujë.
Era në vërtitjet e veta këndon,
uji teksa rrjedh gurgullon,
guri i palëvizshëm hesht.
Erë, ujë, gur.
Njëri është tjetri dhe asnjëri:
mes emrave të tyre të zbrazët
kalojnë dhe zbehen
ujë, gur, erë.
Poezia në spanjisht mund të lexohet këtu https://trianarts.com/octavio-paz-viento-agua-piedra/#sthash.7cQ8CcE0.dpbs
Shqip: E.Xhaja
Ndaje me miqtë 👇
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!