F j a l g j ë

Federico Garcia Lorca

Federico Garcia Lorca

Gazela e Vdekjes së Errët

nga Federico Garcia Lorca

Federico Garcia Lorca (1898-1936) ishte një poet spanjoll, dramaturg dhe drejtor teatri. Gjerësisht njihet si një ndër figurat letrare më të rëndësishme të letërsisë spanjolle dhe botërore.

 

Dua të fle gjumin e mollëve

t’i ik tutje zhurmës së varrezave.

Dua të fle gjumin e atij fëmije

që donte t’ja hapte zemrën detit të gjerë.

 

S’dua të dëgjoj se si të vdekurit se humbasin gjakun;

sesi goja e kalbur ende lyp ujë.

S’dua të dëgjoj për mundimet e nëntokës,

as për hënën me gojë gjarpërore

që punon deri në të gdhirë.

 

Dua të fle pak –

Një çast, një minutë, një shekull;

por dua ta dinë se skam vdekur;

se kam një hambar të artë në buzët e mia;

se jam miku i vogël i erës Perëndimore;

se jam hija e stërmadhe e lotëve të mi.

 

Mbulomëni ndaj të gdhirë me një vello,

sepse e di se grushta milingonash do të hidhen mbi mua,

dhe do të njomen këpucët e mia me ujë të ashpër

që të rrëshqasë thumbi e akrepit.

 

Sepse dua të fle gjumin e mollëve

të mësoj një këngë vaji që tokën përreth të ma pastroj;

sepse dua të jetoj me fëmijën e errët

që donte t’ja hapte zemrën detit të gjerë.

 

Shqip nga origjinali: Evi Xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

+ Mbështet!
Pajtohu!