Jo kushdo që thotë - Mary Oliver
nga Mary Oliver
Jo kushdo që thotë - Mary Oliver
Jo kushdo që thotë, " Do të tregohem
i kujdesshëm dhe mendjemprehtë në çështjet e dashurisë,"
që thotë, "Do të zgjedh ngadalë,"
por vetëm ata të dashuruar që nuk zgjodhën hiçgjë,
por ishin, si të thuash, zgjedhur
nga diçka e padukshme dhe e fuqishme dhe e pakontrollueshme
dhe e bukur dhe ndoshta edhe
e papërshtatshme -
vetëm ata e dijnë se ç'flas
kur flas për dashurinë.
Shkëputur nga Felicity: Poems by Mary Oliver, Penguin Press.
Shqip: e.xhaja
Ndaje me miqtë 👇
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!