F j a l g j ë

Kjo është shtëpia ime nga Mario Benedetti

Kjo është shtëpia ime nga Mario Benedetti

nga Mario Benedetti

Kjo është shtëpia ime - Mario Benedetti

 

S'ka dyshim. Kjo është shtëpia ime
këtu ngjan gjithçka me mua, këtu
bishtoj veten pafundësisht.
Kjo është shtëpia ime e ngrirë në kohë.

Vjen vjeshta e më mbron,
vjen pranvera e më dënon.
Kam miliona mysafirë
që qeshin e hanë,
bashkohen e flenë,
luajnë e mendojnë,
miliona mysafirë që mërziten
dhe kanë makthe e neuroza.

S'ka dyshim. Kjo është shtëpia ime.
Gjithë qentë e kambanarët
kalojnë pranë saj.
Por mbi shtëpinë time shtijnë rrufetë
e një ditë do të çahet më dysh.

E unë nuk s'do di ku të strehohem,
sepse të gjithë dyert më hapen jashtë botës.

 

 

Shqip: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!