Miqtë - Julio Cortazar
nga Julio Cortazar
Miqtë - Julio Cortazar
Në duhan, në kafe, në verë,
në skaj të natës ngihen
si ato zëra që nga larg këndojnë
pa e ditur se çfarë, përgjatë rrugës.
Lehtë, vëllezër të fatit,
dioskura, hije të zbehta, më trembin
mizat e shprehive, më mbajnë
të notoj mbi sipërfaqe mes kaq shumë turbullirave.
Të vdekurit flasin më shumë, por në vesh,
e të gjallët janë dorë e ngrohtë e strehë,
shumatore fitoresh e humbjesh.
Kështu një ditë, në varkën e hijes,
nga aq mungesë do të mbështjellë kraharorin tim
kjo butësi antike, që në emër i thërret.
Shqip: e.xhaja
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!