F j a l g j ë

Mario Benedetti

Mario Benedetti

Mos e ruaj veten

nga Mario Benedetti

Mario Benedetti (1920-2009) ka qenë një poet, novelist dhe gazetarë uruguaianë. Autor i më se 80 librave në poezi dhe prozë. Në shqip është përkthyer romani me titull “Armëpushimi”. 

Poezia në origjinal titullohet “No te salves”.

 

Mos qëndro palëvizur
në buzë të rrugës
mos pezullo gëzimin
mos dashuro me shpërfillje
mos e ruaj veten as tani
as kurrë

mos u ruaj

mos u mbush me qetësi
mos ia rezervo botës
veç një cep të qetë
mos lërë të bien qepallat
të rënda si paragjykimet
mos fol pa buzë
mos fli pa ëndrra
mos e mendo veten si pa gjak
mos gjyko para kohe


por nëse

pavarësisht gjithçkaje
nuk mund ta shmangësh
dhe e pezullon gëzimin
dhe dashuron me shpërfillje
dhe ruhesh
dhe mbushesh me qetësi
dhe i rezervon botës
veç një cep të qetë
dhe i lë qepallat të bien
të rënda si paragjykimet
dhe flet pa buzë
dhe fle pa ëndrra
dhe e mendon veten si pa gjak
dhe gjykon para kohe
dhe rri palëvizur
në buzë të rrugës
dhe e ruan veten

atëherë

mos qëndro me mua
 

 

Shqip: Evi Xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

+ Mbështet!
Pajtohu!