F j a l g j ë

P.Levi

P.Levi

Në është njeri

nga Primo Levi

Primo Michele Levi (1919-1987) ishte një shkrimtar italian me origjinë hebreje, i mbijetuar i kampeve të përqëndrimit nazistë. I diplomuar për kimi dhe pjesë e rezistencës antifashiste, Levi do të shndërrohej një figurë të rëndësishme të asaj që mund të quhet "letërsi e burgut". Poezia që po sjellim më poshtë titullohet "Se questo è un uomo".


Në është njeri

Ju që jetoni të sigurt
në shtëpitë tuaja të ngrohta
ju që, kur ktheheni mbrëmjeve
gjeni pjata të ngrohta dhe fytyra të dashura:

Mendoni, në është njeri ai
që punon në baltë,
që paqen s'e njeh,
që lufton për një kafshatë,
që vdes për një "po" a për një "jo".

Mendoni, në është grua ajo
pa flokë dhe pa emër,
pa fuqi për të kujtuar,
me sytë bosh dhe shtatin e ftohtë
si një bretkosë dimri.

Ndërmendni se kjo ka ndodhur:
vathë në vesh këto fjalë!
Gdhendini në zemrën tuaj,
kur rrini në shtëpi, kur endeni në rrugë,
kur bini në shtrat, kur ngriheni.
Rikujtojani fëmijëve tuaj;
në mos, shtëpia juaj do të shembet,
sëmundja do t'ju ndalë,
bijtë tuaj do t'ju kthejnë shpinën.

 

Shqip: Evi Xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!