F j a l g j ë

Odiseja, poezi në shqip nga Joseph Fasano

Odiseja, poezi në shqip nga Joseph Fasano

nga Joseph Fasano

Odiseja - Joseph Fasano

 

 

Mendo çastin para çastit.
Para njohjes. Para se mëndesha të shihte
plagën e derrit që i zbriste nëpër kofshë.
aty ku bota kish hyrë për herë të parë në të
në pyjet e fëmijërisë. Para
Penelopës. Para betejës së tij për zemrën e saj.
Mendo për çastin e tij vetëm në breg,
lundërtarët e tij duke vrapuar drejt fshatit
aty ku vajzat shtrydhnin erëza
nga flokët e tyre. Mendo për perënditë që i thonë
nuk të duhet më të lëvdosh rrënojat;
nuk të duhet të lëvdosh atë ç'është e humbur.
Ashu siç e përfytyron atë, ashtu hyn në gjërat.
Ai është në gjunjë. Ose po qan. Ose po kthehet
sërisht drejt detit, duke menduar për bëmat
e të pashpresëve. Mendo për të duke ngritur rërën
dhe duke e sjell në gjuhë, për të parë,
nëse është e vërtetë. Nëse është shtëpi. Nëse është koha. Mendo për çastin
para se ai të dinte se kish dalë nga mitet
për të hyrë në jetën e tij. Se ç'do të thotë kjo për ty
që ai do të këndonte, apo vajtonte, apo do të mpakej.
Dhe durimi i tij kur ai u ngrit sërisht
dhe mori për vete rrugën e gjatë
drejt mbretërisë të sij, pa e ditur
nëse gjithçka kish ndryshuar, apo nëse dashuria
kish mbetur, apo nëse mbetet diçka ndonjëherë.
Mendo për të sikur të ish jeta jote,
sikur të kishe qenë duke pritur në një tezgjah
për vite të gjata e të errëta, duke tjerrë dhe ç'tjerrë
atë që je. Mendo për jetën tënde që kthehet
me sy që kanë parë vdekjen. Dhe nëse 
do të hidhje sytë tutje po ta shihje atë
duke u ndalur një çast mes kopshteve
dhe kuajve, duke dëgjuar këngën 
e çdo gjëje, gjërat e zakonshme që i kishte harruar.
Mendo për të duke dëgjuar sërisht zërin tënd,
duke fshehur fytyrën mes duarëve të tij
teksa dëgjonte, një melodi
humbjesh dhe gëzimesh, murtaje
dhe bollëku, një bukuri që kish bërë
një vend për të. Dhe nëse do ta lije 
të ndryshohej prej kësaj, apo të kthehej
në atë që ishte, apo të bëhej
ajo që kishte ardhur deri këtu për t'u bërë.

 

 

Burimi: The Crossing (2018). Uebfaqja e autorit është josephfasano.net .
Shqip: E.Xhaja
 

Ndaje me miqtë 👇

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!