Pavdekësia
nga Clare Harner
Pavdekësia - Clare Harner
Mos qëndro
Pranë varrit tim, shkrehur në vaj.
Unë s'jam aty,
gjumë nuk kam-
Unë jam mijëra erëra që fryjnë,
jam shkëlqimi si brilant në borë,
rrezja e diellit mbi kallirinë e artë.
Shiu i shtruar i vjeshtës, unë jam.
Kur zgjohesh në heshtjen e mëngjesit,
Jam vrull që ngrihet shpejtazi lart
i zogjve të heshtur në fluturim përqark,
dita që e kapërcen natën jam.
Mos qëndro
Pranë varrit tim, dhe qaj-
Unë s'jam aty,
vdekur nuk kam.
Shqip: e.xhaja
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!