F j a l g j ë

© Daniel Martin "Element"

© Daniel Martin "Element"

Poem

nga Gurra

Thellësi malore,
bishta të hedhur tutje,
buzagaz vaji,
ditëve shekullore,
netë perëndish. 
Tejtutje brigjeve të deteve të dhimbjes,
në daç dhimbjeve.
Largësi të skëterrshme.
Duar që nuk zgjaten, 
gojë që ndyjnë.
Eh në ardhsh pranverë harrake!
Të gjejë miq në vesën tënde,
sy trishtimi të rreken drejtë diellit.
Eh në ardhsh pranverë harrake!
Të gjesh dimër në mua.
Të gjejë gazë-vaj në ty.
 

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

+ Mbështet!
Pajtohu!