F j a l g j ë

Poezi nga Bertolt Brecht

Poezi nga Bertolt Brecht

nga Bertolt Brecht

1940 – Bertolt Brecht

 

Im bir më pyet: A duhet të mësoj matematikë?

Përse të duhet, më bëhet t’i them. Që dy copa

Buke janë më shumë se njëra, kjo është pothuajse

Gjithë ç’do të nxjerrësh prej saj.

Im bir më pyet: A duhet të mësoj frëngjisht?

Përse të duhet, më bëhet t’i them. Ky shtet po shembet.

Dhe po të fërkosh barkun me dorë e

të rënkosh, do të kuptohesh fill.

Im bir më pyet: A duhet të mësoj histori?

Përse të duhet, më bëhet t’i them. Mëso të ngjeshësh

Kokën në dhe, dhe ndoshta do të mbijetosh.

 

Po, mëso matematikë, i them.

Mësoje frëngjishten, mësoje historinë!

 

 

Brezave të ardhshëm.

 

U rrëfej se:

Nuk kam shpresë.

Të verbërit i’a thonë për rrugëdalje.

Unë shoh.

Kur gjithë gabimet të kenë sosur,

Si shoqëruesi ynë i fundit

Përbri nesh do të ulet Hiçi.

 

 

Kurrë s’të kam dashur më shumë

 

Kurrë s’të kam dashur më shumë, ma soeur

Sa atë natë kur u ndava prej teje.

Pylli më gllabëroj, pylli blu, ma soeur

Pylli blu dhe mbi të yje të zbehtë në perëndim.

 

Nuk qesha, qoftë për pak, ma soeur

Teksa shkujdesur rendja drejt një fati të zi -

Ndërkohë fytyrat pas meje

Ngadalë veniteshin në mbrëmjen e pyllit blu.

 

Gjithçka ishte madhështore atë natë, ma soeur

Kurrë më pas dhe kurrë më parë-

E pranoj: s’mbeti hiçgjë tjetër veç zogjve të mëdhenj

Dhe çirrmave të tyre të uritura në qiellin e errët të mbrëmjes.

 

Shënim: ma soeur, nga frëngjishtja, do të thotë motra ime. Kemi zgjedhur ta lëmë të papërkthyer si në poezinë në gjermanisht të autorit.

 

 

Shqip nga anglishtja: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!