F j a l g j ë

Mary Oliver

Mary Oliver

Rëndesa

nga Mary Oliver

Mary Oliver (1935-2019) ishte një poete amerikane. Poezia që po sjellim më poshtë titullohet "Heavy".

 


Në atë kohë
mendoja se nuk mund
t'i afrohesha më tepër pikëllimit
pa vdekur

 

Iu qasa më tepër,
dhe prap nuk vdiqa.
Sigurisht Zoti
kish dorë në këtë,

 

po aq edhe miqtë.
Sërish, e mposhtur,
dhe e qeshura ime,
siç thoshte poeti,

 

nuk dëgjohej kurrkund.
Pastaj miku im Danieli tha
(i patremburi edhe mes luanëve),
"Nuk është barra që mbart

 

por si e mban—
libra, tulla, dëshpërim—
është mënyra si
e mirëpret, e barazpeshon, e mbart

 

kur nuk mund, dhe nuk do,
ta lëshosh."
Kështu ia nisa të ushtrohesha.
E ke vënë re?

 

E ke dëgjuar
të qeshurën
që del, kohë pas kohe,
nga goja ime e befasuar?

 

Si ndalem
për të admiruar, admiruar, admiruar
gjërat e kësaj bote
që janë të paqëta, dhe ndoshta

 

edhe të trazuara—
trëndafilat në erë,
Patat e detit në dallgë të thepisura,
një dashuri
që s'të përgjigjet?

 

shqip: e.xh

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!