Rosario
nga José Martí
Rosario - José Martí
Për ty mendoja, për flokët e tu,
që bota e hijeve do t'i kish zili,
dhe në të vura një cak të jetës sime
e desha të ëndërroja se ishe e imja.
Endem mbi tokë me sytë
ngritur -O përmallimi im!-kaq lart,
sa në zemërim ballëlartë a në skuqje të mjerë
i ndez krijesa njerëzore.
Të rrosh: -të dish të vdesësh; kjo më mundon
ky kërkim kobndjellës, kjo dhënie parake,
dhe e gjithë Qenia në shpirtin tim shëmbëllen,
dhe duke kërkuar pa besim, nga besimi vdes.
shqip: e.xhaja
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!