F j a l g j ë

Shi - Roberto Bolano

Shi - Roberto Bolano

nga Roberto Bolano

Roberto Bolano(1953-2003) ishte një shkrimtar, poet dhe eseist kilian. Bolano gjerësisht konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të talentuar të gjeneratës së tij, shpesh i krahasuar me Jorge Luis Borges dhe Julio Cortazar.

 

Shi - Roberto Bolano

 

Bie shi dhe ti thua se është sikur retë
po vajtojnë. Mbyll gojën dhe shpejton
hapin. Si është e mundur që këto re të dobëta qajnë?
E pamundur. Por atëherë, nga vjen ky zemërim,
ky dëshpërim që do të na çojë të gjithëve për dreq?

Natyra fsheh disa nga mënyrat e saj
te Misteri, gjysmëvëllai i saj. Kështu këtë pasdite
që e pandeh të ngjashëm me një pasdite të fundit të botës,
më shpejt seç ta pret mendja do të të duket veçse
një pasdite melankolie, një pasdite vetmitare humbur
në kujtesë: pasqyra e Natyrës. Ose
do ta harrosh. As shiu, as vaji, as hapat e tu
që oshëtijnë në shtegun e shkëmbit nuk kanë rëndësi;
Tashmë mund të vajtosh dhe ta lësh imazhin tënd të tretet
në xhamat e përparmë të makinave parkuar përgjatë 
shëtitores buzëdetit. Por asesi nuk mund të humbësh.

 

 

Shqip: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!