F j a l g j ë

R.M.Rilke

R.M.Rilke

Tepër i vetëm jam në këtë botë, e prap jo aq vetëm

nga Rainer Maria Rilke

Tepër i vetëm jam në këtë botë, e prap jo aq vetëm
sa ta shenjtëroj orën.
Tepër i vogël jam në këtë botë, prap jo aq i vogël
sa të jem për ty send a gjë,
i errët dhe i zgjuar.
Dua vullnetin tim të lirë dhe e dua ta kem përkrah
nëpër udhën që më çon në veprim;
dhe dua, përgjatë kohëve që ngrihen pyetje,
kur diçka është duke ngjarë,
të jem ndër ata që dinë,
ndryshe, le të jem i vetëm. 

Dua të pasqyroj shëmbëlltyrën tënde deri në përsosje,
të mos jem kurrë i verbër apo shumë plak
sa për ta mbajtur peshën e shembëlltyrës tënde të lëkundur. 
Dua të shpërfaqem. 
Asnjëherë nuk dua të qëndroj i kërrusur, i përkulur;
sepse do të isha i pandershëm, i pavërtetë.
Dua që ndërgjegjen ta kem
të vërtetë para teje;
dua ta përshkruaj veten si një pikturë që e kam soditur
për një kohë të gjatë, nga afër,
si një fjalë të re që e mësova dhe e bëra timen,
si hinka e përditshme,
si fytyra e sime mëje,
si varka që më mbarti 
nëpër stuhinë më vdekjeprurëse.





Shqip nga anglishtja: e.xhaja

Komente

Mund të lësh një koment këtu:

Pa komente ende!

Pajtohu!