Mary Oliver
Vdekje në Wind River
nga Mary Oliver
Vdekje në Wind River - Mary Oliver
Në ëndrrat e tyre
plumbat shkëlqejnë të kuq si trëndafilat
në faqet e nënokeve të tyre,
kuajt
kalërojnë sërisht mbi fëmijët,
të rinjtë
s'ja mbrrijnë të vrasin aq shpejt.
Në ëndrrat e tyre
flenë me hënën.
Por më së shumti zvarrisin thembrat në pluhur,
rrëkëllejnë uiski në grykët e tyre,
mprehin thikat në asgjë tjetër
veç gurë.
Kanë shfryrë të dehur mbi nënoket plaka.
Kanë ndeshur fantazmat e fëmijëve.
Pas kësaj, çdo fije nervi i tyre kërcet si gjethe të ngrira.
Shastisen nën degët e dëshpërimit.
Mendojnë për këtë botë që mirëpret
trupat e bijve të tyre.
Shqip: Evi Xhaja
Komente
Mund të lësh një koment këtu:
Pa komente ende!