José Saramago · 27 Qershor 2026 · 1 min lexim
Intimitet - José Saramago
Në zemrën e minierës më të fshehtë,
Në brendësi të frytit më të largët,
Në drithërimën e notës më të lehtë,
Në guaskën më të përdredhur, më jehonëplotë,
Në shtresën më te dendur të ngjyrës,
Në dejin që trupin më thellë e përshkon,
Në fjalën që mbart butësinë më të madhe,
Në rrënjën që më thellë zbret e më shumë fsheh,
Në heshtjen më të thellë të kësaj pauze,
Ku jeta u bë përjetësi,
Kërkoj dorën tënde dhe zbërthej psenë
e dashurisë dhe të mosbesimit - fundi, afërsia.
Shqip: E.Xhaja