Luis Cernuda · 3 Gusht 2026 · 1 min lexim
Luis Cernuda Bidón (1902-1963) ishte një poet spanjoll, pjesëtar i grupit të poetëve që njihet si Gjenerata e '27-së. Poezitë e tij u përmblodhën dhe u botuan nën titullin "La realidad y el deseo".
Sikur të isha vetëm në Jug- Luis Cernuda
Ndoshta sytë e mi të mpakur nuk do të shohin më Jugun
e peizazheve të ajërta që dremisin në ajër,
e trupave në hijen e degëve që çelin si lule
a duke ia mbathur me hov kuajsh të tërbuar.
Jugu është një shkretëtirë që qan teksa këndon,
e ai zë nuk shuhet si një zog i ngordhur;
drejt detit i prin dëshirat e tij përplot hidhërim,
duke hapur një jehonë të mekur që jeton ngadalë.
Në atë Jug kaq të largët do të doja të zhbëhem.
Atje shiu s'është gjë tjetër veçse një trëndafil gjysmëhapur;
vetë mjegulla e tij qesh, një e qeshur e bardhë në erë.
Errësira dhe drita e tij janë bukuri të njëllojta.
Shqip: E.Xhaja
Burimi: https://www.poemas-del-alma.com/quisiera-estar-solo-en-el-sur.htm