Joseph Fasano
·
21 Korrik 2026
·
1 min lexim
Shkruar në murin e repartit psikiatrik- Joseph Fasano
Cila zemër mbeti pa plasur?
Cila jetë nuk është
lënduar?
Kompozitori
me veshin e shurdhër mbështetur
mbi piano, duke goditur tastet
nga angështia-
Dashuria është kështu: marrëzi.
Gjej dikë
në këtë botë të ciknosur
nga tërbimi
që rrëmujën e stërmadhe të jetës sate
ta dëgjojë
si një këngë.
Shqip:E.Xhaja
Burimi: Faqja e autorit në instagram.
Ndiqni Fjalgjë-në
Na gjeni edhe në rrjetet sociale për të mos humbur shkrimet dhe përditësimet e reja.