Fjalgjë
Ç'ka ndodhur?- Bertolt Brecht
Bertolt Brecht
Bertolt Brecht · 5 Shtator 2026 · 1 min lexim

Ç'ka ndodhur?- Bertolt Brecht

 

Industrialisti po mirëmban aeroplanin e tij.
Prifti po përpiqet të kujtojë se ç'tha në predikimin e tij të para tetë javëve për të dhjetat.
Gjeneralët po vishen civil dhe ngjajnë si një nënpunës banke.
Nënpunësit shtetëror po tregohen miqësorë.
Polici po i tregon rrugën burrit me kapele prej stofi.
Qeradhënësi vjen të shoh nëse furnizimi me ujë punon.
Gazetarët shkruajnë fjalën Populli me gërma të mëdha.
Këngëtarët këndojnë falas në opera.
Kapitenët e anijeve kontrollojnë ushqimin në kuzhinën ekuipazhit,
Pronarët e makinave ulen përbri shoferëve të tyre.
Mjekët padisin kompanitë e sigurimeve.
Dijetarët tregojnë zbulimet e tyre dhe fshehin dekoratat.
Fermerët shpërndajnë patate në kazerma.
Revolucioni ka fituar betejën e tij të parë:
Ja ç'ka ndodhur.

 

 

Shqip nga anglishtja: E.Xhaja
Burimi: https://www.poetrysoup.com/famous/poems/best/bertolt_brecht

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro