Czeslaw Milosz
·
12 Shtator 2026
·
1 min lexim
Ti që gjëmën i bëre - Czeslaw Milosz
Ti që gjëmën i bëre një njeriu të thjeshtë
dhe para krimit tënd shpërtheve në të qeshura,
mblodhe rreth teje një lukuni të marrësh
për të ngatërruar të mirën me të ligën, për ta zhbërë dallimin,
ndonëse të gjithë përuleshin përpara teje,
duke thënë se virtyti dhe mençuria të prinin,
lëshonin medalje ari për nderin tënd,
të lumtur se ja kishin hedhur edhe një ditë,
Mos pandeh se je i sigurt. Poeti nuk harron.
Mund ta vrasësh një, por një tjetër do të lindë.
Janë hedhur në letër fjalët, mynxyrat, data.
Fort do të kish hije, një agim dimri,
një litar, dhe një degë përkulur nga pesha e trupit tënd.
Shqip: E.Xhaja
Burimi: https://www.poetryfoundation.org/poems/49482/you-who-wronged
Ndiqni Fjalgjë-në
Na gjeni edhe në rrjetet sociale për të mos humbur shkrimet dhe përditësimet e reja.