Fjalgjë
Poezi në shqip nga Frank O'Hara
Frank O'Hara
Frank O'Hara · 23 Gusht 2026 · 1 min lexim

Francis Russell O'Hara (1926–1966) ishte një shkrimtar, poet dhe kritik arti. Ai konsiderohet si figura qendrore e asaj që njihet si Shkolla e Nju-Jorkut (New York School), një grup informal artistësh, shkrimtarësh dhe muzikantësh të frymëzuar nga xhazi, surrealizmi, ekspresionizmi abstrakt etj.


Këngë - Frank O 'Hara

 


Kam ngecur në trafik në një taksi
siç ngjet rëndom
dhe jo vetëm në jetën moderne

balta ngjitet përgjatë kafazit të nervave të mia
a mos duhet që dashnorët e Erosit të përfundojnë me Venusin
muss es sein? es muss nicht sein,* të them

sa e urrej sëmundjen, është si të brengosesh
për diçka që pastaj ngjet vërtet
dhe kjo thjesht nuk mund të ndodhë

në një botë ku ti je i mundshëm
dashuria ime
asgjë s'mund të shkojë keq për ne, më thuaj.

 

* Një përshtatje poetike në shqip do të ishte kështu: a duhet të ngjaj kështu? jo, nuk është e thënë. 

 

Shqip: E.Xhaja

Burimi: https://www.frankohara.org/writing/

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro