Fjalgjë
Zemërimi - Pier Paolo Pasolini
Pier Paolo Pasolini
Pier Paolo Pasolini · 27 Tetor 2026 · 1 min lexim

Poezia më poshtë është shkëputur nga pjesa e parë e filmit dokumentar "La Rabbia" (1963), shkruar nga Pier Paolo Pasolini (pjesa e parë) dhe Giovannino Guareschi (pjesa e dytë).

 

Zemërimi - Pier Paolo Pasolini

 

Nëse "Rroftë liria!" s'e thërret me përulësi,
mos thirr "Rroftë liria!".

Nëse "Rroftë liria" s'e thërret me gaz,
mos thirr "Rroftë liria!".

Nëse "Rroftë liria" s'e thërret me dashuri,
mos thirr "Rroftë liria!".

Ju, bij të bijve, thërrisni
me përbuzje, me zemërim, me urrejtje:
"Rroftë liria!"

Ndaj, mos thërrisni "Rroftë liria!".

Ta dini, ju, bij të bijve,
që thërrisni "Rroftë liria!" me përbuzje, me zemërim, me urrejtje.

 


Shqip: E.Xhaja
Burimi: "La Rabbia" (1963)

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro