Fjalgjë
Telemaku: poezi nga Ocean Vuong
Ocean Vuong
Ocean Vuong · 7 Shtator 2026 · 1 min lexim

Telemaku - Ocean Vuong

 

Si çdo bir i mirë, e nxjerr tim atë
nga uji, e tërheq flokësh

mbi rërën e bardhë, nyjet e gishtërinjëve të tij gdhendin një shteg
që dallgët nxitojnë ta fshijnë. Sepse qyteti

përtej bregut nuk është më
aty ku e lamë. Sepse katedralja

e bombarduar është tani një katedrale
pemësh. Gjunjëzohem pranë tij t'i tregojë sa thellë

mund të fundosem. A e di kush jam,
Ba? Por përgjigjja nuk vjen kurrë. Përgjigjja

është vrima e plumbit në shpinën e tij, mbushur
me ujë deti. Është aq i palëvizshëm sa mendoj

se mund të ishte babai i kujtdo, i gjetur 
ashtu si një shishe e gjelbër mund të shfaqet

në këmbët e një djali, duke mbajtur brenda në të një vit
që ai nuk e ka prekur kurrë. I prek

veshët. Më kot. E kthej
përmbys. Që të përballet me të. Katedralja

në sytë e tij, të zinj si deti. Fytyrën
që s'është e imja - por që një ditë do ta mbaj

t'u jap puthjen e natës së mirë gjithë dashnorëve të mi:
ashtu siç vulos buzët e tim eti

me të miat e nis
punën besnike të mbytjes.


Shqip: E.Xhaja
Burimi: Shkëputur nga libri me titull "Night Sky with Exit Wounds", 2017.

Shpërndaje këtë shkrim:

Lexo edhe:

Dhuro